Franca, një nga vendet e Eurozonës me papunësinë më të madhe
Pas Spanjës edhe Franca, rezulton një nga vendet me papunësinë më të madhe në Eurozonë, pasi të dhënat e muajit të kaluar treguan rritje të konsiderueshme. Tashmë, janë rreth 3.2 milionë të papunë në Francë, 11.5 për qind më shumë se vitin e kaluar. Niveli në fjalë është më i larti që kur nisën të mbahen të dhënat për papunësinë, në janar 1996.Duke folur gjatë një vizite që po zhvillon në Kinë, presidenti francez, Fransua HollondE tha se prioritet i Qeverisë së tij është të vendosë nën kontroll rritjen e papunësisë.Shifrat flasin gjithashtu për problemet e rënda që përndjekin ekonominë e eurozonës, pasi më herët edhe Spanja raportoi për papunësi rekord në mes të recesionit.Numri total i personave të papunë në vendin iberik arritur mbi 6 milionë, duke përbërë 27 për qind të popullsisë.Javën e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar reduktoi parashikimin për rritjen ekonomike të gjithë eurozonës, duke paralajmëruar se kriza do të jetë prezente ndikuar edhe mnga masat e kursimit.