Zjarr në spital psikiatrik në Rusi, 38 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2013, 07:28
38 persona kanë vdekur në një zjarr që përfshiu një spital psikiatrik në periferi të Moskës.Dy prej viktimave ishin punonjës shëndetësor të spitalit në qytezën Ramenskiy , i cili u shkrumbua nga flakët.Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se medikamentet që kanë marrë pacientët e spitalit para gjumit, mund të jetë shkaku kryesor i kaq shumë viktimave në këtë incident, nga i cili ka vetëm tre të mbijetuar.Kjo terapi e pacientëve, sipas ministrisë, ndikon që pacientët të flenë gjumë.Zjarri ra në një pjesë të ndërtesës, ku mbaheshin pacientët në kushte të rënda, thanë zyrtarë lokalë. Zjarrëfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e 12 viktimave.Në spital besohet të kenë qenë 41 persona të shtruar.