Siri, shkatërrohet minareja e shekullit XII
Minareja e një xhamie historike në Alepo të Sirisë, është shkatërruar. Xhamia që daton nga shekulli 12 dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe ka pësuar tashmë dëmtime të shumta.Kryengritësit rebelë dhe ushtarët qeveritarë kanë akuzuar njëri-tjetin për sulmet ndaj xhamisë.1 muaj më parë, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësimin për mundësinë e shkatërrimit të xhamisë, nga lufta 2-vjecare që ka shpërthyer në Siri.Një grup opozitar fajësoi qeverinë për këtë ngjarje. Nga ana tjtër qeveria e Sirisë fajësoi një grup rebel, Jabhet al-Nusra, për shkatërrimin e minaresë.Fronti xhihadist al-Nusra në Siri është i lidhur me al-Qaeda-n në Irak. Siria është përfshirë nga lufta civile në mars të vitit 2011. Rreth 70,000 njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën në luftime.