Zvicra do kufizojë emigracionin për 27 vendet e BE-së
Zvicra do të kufizojë emigracionin nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, një vendim ky i marrë nga qeveria nën presionin e krahut të djathtë. Duke nisur nga muaji maj do të fillojë të aplikohet kufizimi i numrit të lejeve të punës që lëshohen për një periudhë 12-mujore.Kohët e fudnit qeveria ka rritur shqetësimin në lidhje me numrin e punëtorëve që vijnë, në veçanti nga më të varfëra anëtare të BE. Vetë Zvicra nuk është anëtare e BE-së. Ajo ka firmosur rregullat e bllokut mbi lirinë e lëvizjes, por pretendon se ka të drejtën e shtrirjes së kufizimeve që i ka vendosur tashmë 8 shteteve të Europës lindore, anëtare të Bashkimit Europian.Por ky vendim ka ndeshur në një reagim të fortë të BE, Zyrtarët e Bashkimit Europian ia kanë bërë të qartë prej kohësh Zvicrës se nuk mund të zgjedhë vetëm ato pjesë të politikës europiane që i interesojnë."Ne nuk jemi aspak të lumtur për këtë vendim. Para së gjithash ata kanë vendosur për të zgjeruar masën që ata kanë marrë kundër tetë shteteve anëtare vitin e kaluar dhe tani ata e kanë zgjeruar atë. Kjo shkon kundër marrëveshjes që në kishim me zvicerën "tha zëdhënësi i politikës së jashtme të BE-së, Michael Mann.Në ndryshim nga shumë shtete të tjera europiane që janë të zhytura në krizë Zvicra e ka të ulët papunësinë, ka rroga të larta.