Spanjë, papunësia rritet sërish

Spanja është në zi sa i përket numrit të papunësisë. Sipas shifrave zyrtare shkalla e papunësisë në Spanjës kapi një rekord të ri prej 27.2% të fuqisë punëtore në tremujorin e parë të vitit 2013.Numri i përgjithshëm i të papunëve në Spanjë ka kaluar tashmë shifrën gjashtë milionë, edhe pse norma e rritjes është ngadalësuar.Shifrat nënvizojnë luftën e dështuar të  Spanjës për të dalë nga një krizë ekonomike që filloi pesë vjet më parë. Ndërkohë një demonstratë e madhe në Madrid është duke u planifikuar kundër masave shtrënguese.Të premten, kryeministri Mariano Rajoy do të shpalosë masat fiskale dhe politika që synojnë ndaljen  nga recesion të ekonomisë spanjolle , e  katërt më të madhe e  zonës euro.Shifra e papunësisë është më e lartë të paktën që prej 1976, vit pas vdekjes së diktatorit Franco."Këto shifra janë më keq se sa pritej dhe nxjerrin  në pah gjendjen e rëndë të ekonomisë spanjolle, është tronditëse ," tha Jose Luis Martinez.Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar  ka ulur parashikimet për rritje gjatë 2013, ndërsa për  Spanjën  një tkurrje prej  1.6% .