SHBA: Qeveria siriane ka përdorur gazin sarin

Agjencitë amerikane të zbulimit besojnë se qeveria siriane ka përdorur gazin sarin në sasi të ulët kundër rebelëve që përpiqen të rrëzojnë nga pushteti presidentin  Bashar al-Assad.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe se përdorimi i armëve kimike nga qeveria siriane shkel çdo konventë të luftës.Sipas tij, Shtëpia e Bardhë u ka dërguar një letër disa përfaqësuesve të kongresit për armët kimike në Siri, e ku konfirmohet përdorimi i tyre në një farë mase.Presidenti Barack Obama ka thënë se përdorimi i armëve kimike nga Siria do të sillte një ndryshim në politikën amerikane për të ndërhyrë në luftën civile dy-vjeçare në Siri.Edhe republikani John McCain tha se janë shkelur vijat e kuqe. McCain ka qënë në mbrojtje të një ndërhyrje më agresive të Shteteve të Bashkuara në konfliktin sirian.Agjentët e Shtetet e Bashkuara po punojnë tashmë për të përcaktuar detaje të përdorimit të armëve kimike, si vendet apo identitetin e individëve apo njësive ushtarake që janë përgjegjës.Konfirmimi i Uashingtonit vjen pak ditë pasi zyrtarë të shërbimeve sekrete izraelite deklaruan se në Siri po përdoren armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare. Ndërkohë, regjimi në Damask akuzon rebelët për përdorimin e këtyre armëve, që sipas regjimit janë siguruar nga bazat ushtarake që kanë rënë nën kontrollin e grupeve të armatosura në veri të vendit.