Kirby: Serbia s’e njohu Kosovën me marrëveshjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 14:36
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, por të përmirësoj raportet.Këtë sqarim e dha ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby të enjten në Beograd.“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë njohje të Kosovës” u ka thënë mediave serbe diplomati amerikan.Deklarata e tij është bërë pasi diplomati amerikan është pyetur nga gazetarët serb nëse Washingtoni zyrtar e konsideron nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve si njohje që i ka bërë Serbia Kosovës.