I dyshuari për shpërthimet në Boston hesht

I dyshuari për shpërthimet e Bostonit i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital ka ndërprerë komunikimin me policinë.Zyrtarët thanë se Dzhokhar Tsarnaev iu përgjigj pyetjeve për 16 orë por ka ndërprerë komunikimin pasi iu ngritën akuzat në dhomën e spitalit. Në Rusi, i ati i tij tha se do të nisej sot për në Shtetet e Bashkuara. E ëma ende nuk pranon se djemtë e saj janë fajtorë.''Jo, nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj asnjëherë,'' tha Zubeidat Tsarnaeva.Agjencitë amerikane të zbulimit thanë se pas një informacioni rus në vitin 2011, Tamerlan iu shtua listës së dy terroristëve nën vëzhgim por sistemi nuk kishte informacione të mjaftueshme për të dhënë alarmin.''I kontaktuam rusët në tre raste të ndryshme për të marrë informacion por nuk morëm asgjë më shumë”, thotë një agjent.Në Boston, qyteti po përpiqet ta lërë pas tragjedinë.Turma njerëzish vizituan memorialet në vendngjarje ndërsa bizneset private riparuan dëmet e shpërthimit.Në spitale ka ende 34 viktima të plagosura që po marrin mjekime.Në mbarë qytetin, mijëra vetë morën pjesë dje në ceremoninë mortore të oficerit të sigurisë Sean Collier I cili u vra nga njëri prej vëllezërve.Dzhokhar Tsarnaev, i cili përballet me dënimin me vdekje, do të përfaqësohet nga një avokat i njohur, i cili ka përfaqësuar terroristin Richard Reed, i njohur për vendosjen e bombës në këpucë në vitin 2001.