Putin:Rusia s’ka gisht në tragjedinë e Bostonit

“Rusia nuk duhet të fajësohet për sulmet në maratonën e Bostonit, sepse edhe ajo vetË është viktimë e terrorizmit ndërkombëtar, tha sot presidenti Vlladimir Putin.Në komentin e tij të parë, presidenti rus tha se prejardhja çeçene e të dyshuarve vetëm sa e konfirmon qëndrimin e ashpër të Moskës për luftimin e rebelëve islamist në Kaukazin Verior.“Ne e kemi thënë gjithmonë se këta nuk janë rebelë por terrorist”, tha ai gjatë një programi të drejtpërdrejt televiziv ku iu përgjigjej pyetjeve të publikut.Terroristët e dyshuar, vëllezërit Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, janë me origjinë nga një familje çeçene të Rusisë, por ata kanë jetuar për vite të tëra në Shtetet e Bashkuara.Putin po ashtu ka akuzuar perëndimin për ofrimin e “informacioneve, mbështetje financiare dhe politike” direkte dhe indirekte për aktivitete ekstremiste në territoret ruse.Presidenti i Rusisë nënvizoi se sulmet terroriste si ai i kryer në Boston nuk duhet të ndërlidhen me “problemet e nacionalizmit apo fesë” në Rusi.“Ne e kemi thënë dhe përsëritur mijëra herë. Problemi është në shpirtin ekstremist të këtyre njerëzve”, tha ai për të shtuar se sulmi në Boston do të forcoj bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.“Tragjedia e Bostonit e shtyn Moskën dhe Washingtonin që bashkërisht të veprojnë kundër kërcënimeve të tilla”, tha ai.