Tamerlan Tsarnaev ndodhej në listën e CIA-s?!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2013, 12:15
Zyrtarë amerikanë thonë se i dyshuari për sulmet në Bostoni cili u vra ndodhej në databazën e CIA-s si terrorist që prej 18 muajsh.Tamerlan Tsarnaev dhe vëllai i tij, Dzhokhar, dyshohen se kanë kryer sulmet në maratonën e Bostonit më 15 prill, në të cilat kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.FBI ka thënë se ka hetuar Tamerlanin, por nuk ka gjetur prova për kërcënime.Disa zyrtarë, në kushte anonimiteti, kanë thënë se CIA e ka vendosur atë në databazë, pas kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës ruse, në shtator të vitit 2011.Zbulimet kanë ngritur dyshimet se përse autoritetet amerikane nuk kanë hetuar më tej Tamerlan Tsarnaevin, i cili u vra gjatë të shtënave me policnë.Vëllai I tij, Dzhokhar, është akuzuar formalisht për vepra terroriste, përfshirë përdormin e një arme të shkatërrimit në masë.