Aksidenti në kryqëzimin e Dajçit, ndërron jetë në spital drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2016, 15:48
Ndërron jetë drejtuesi i mjetit që u aksidentua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Velipojë–Shkodër.A. P 34 vjeç, banues në Dajç ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të marra.Nga aksidenti që u regjistrua rreth orës 01:40 të 1 janarit 2015 mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë që gjendeshin në automjetin tip Benz me targa AA720 BF, e cila devijoi tek kryqezimi Dajçit duke rënë ne kanal.R. R 18 vjeç, E. T 22 vjeç dhe A. T. 21 vjeç po marrin mjekim në spital.