Ambla foshnja e parë e Vitit 2016

Ambla është foshnja e parë e vitit 2016. Ajo ka ardhur në jetë në orën 12.05 minuta në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.  Lindja është bërë me prerje cezariane dhe sipas mjekëve nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. 25 vjeçarja Isleva bëhet nënë për herë të parë teksa rrëfen dhe emocionin kur në krahë mbështolli foshnjen e saj.Tirane- Isleva Shahu përqafon për herë të parë foshnjen e saj Ambla.Ambla erdhi në jetë në prën 12.5 minuta pas mesante dhe është foshnja e parë e lindur në vitin 2016 në maternitetin mbretëresha Geraldinë. Lindja është bërë me prerje Cezariane dhe mjekët e këtij materniteti ia dolën sukseshëm në këtë ndërhyje.Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë. Isleva, në pak minuta pas lindjes shpreh emocionin dhe kënaqësinë e ndjesës së nënës.Ambla ka lindur 3 kg e 500 gramë . Mjekja pediatre Lumnije Dodaj thotë se është një peshë normale .Lindja ka sjell gëzim për familjen Shahu të cilët kanë festuar në maternitet ku stafi mjekësor i këtij spitali e ka bërë këtë moment të ndërrimit të viteve më të këndshëm me dekorin festiv dhe pemën e Viti të Ri.Në orën 1.40 minuta në maternitetin “Koço Gliozheni” ka ardhur në jetë një djalë. Sipas mjekë foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.