"Kartolina" e Erion Veliaj, bonus 5000 lekë për çdo lindje fëmije nga 1 janari
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhuroi çekun prej 5000 lek për fëmijën e parë të lindur në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë bonueset për bebet duke u hapur llogari bankare të gjithë atyre që lindin nga 1 janari e në vazhdimësi. Kjo është kartolina e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për të treguar vëmendje dhe kujdes ndaj gjeneratave të ardhshme. Foshnjat e lindura në Tiranë nga 1 janari e në vijmësi do të marrin një bonus prej 5000 lekë nga Bashkia e Tiranës.Bashkia ka vendosur ti rikthejë bonueset e bebeve, parashikuar kjo në buxhetin e bashkisë.Shuma do të përfitohet pas kryerjes së regjistrimit në gjendjen civile pranë njësive administratrive përkatëse.Bonusin e parë e ka marrë Ambla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka preferuar t’ia dorëzojë pesonalisht këtë bonues nënës së foshnjës.Erion Veliaj: "50 mijë lekshi ndoshta nuk të zgjidh të gjithë nevojat që ka goca po është një mënyrë për t’i hapur një llogari bankare që kur ajo të rritet dhe të bëhet e famshme mos të na harrojë ne kur të jemi bërë pleq.Të uroj gëzuar, kjo është për ty. Jetë të gjatë edhe të lumtur. Ambla u bëfsh 100 vjeç!”Për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, bonueset e bebeve tregojnë se si një qytet kujdeset gjeneratën e ardhshme.Erion Veliaj: “Në datën 1 janar i urojmë të gjithë qytetarëve të Tiranës Gëzuar Vitin e Rid he mënyra se si bashkia e uron këtë për atë që janë qytetarët më të rinj të Tiranës, bebet e reja që i shtohen komunitetit të qytetit tonë është duke kthyer një traditë shumë të mirë të Kryeministrit Rama në bashki ku për çdo fëmijë ne hapim një llogari bankare me 50 mijë lekë. Kjo për të treguar mirëpritjen që ne i bëjmë , mirëseardhjen që ne i ofrojmë qytetarëve tanë më të rinj.”I shoqëruar nga Drejtori i Maternitetit Mbretëresha Geraldinë Blenard Nonaj dhe një pjesë të stafit mjekësor, Veliaj i ka uruar të gjitha bluzat e bardha që në momentet festive janë në shërbim.Erion Veliaj: “Dua të falenderoj shumë ata që e gdhinë mbrëmë edhe që ndoshta nuk ishin pranë familjes por që u kujdesën për nevojat e qytetit. Së pari të gjithë mjekët, doktoreshat, infermieret, sanitarët të gjithë ata që ndihmuan lindjet e para apo ata që kanë qënë në shërbimin e urgjencës, ata që kanë qënë në shërbimin zjarrëfikës . Dua të falenderoj më gjithë zemër ata që e gdhinë dhe ndoshta nuk bënë Vit të Ri dhe që punojnë për shërbimin e pastrimit të Bashkisë.Sot Tirana ishte dritë. Gëzuar një vit i mbarë! Falemindërit shumë!”Kryebashkiaku ka falenderuar punonjësit e të gjitha instutcioneve që kanë shërbyer në komunitet dhe më pas ka apeluar qytetarët për më shumë solidaritet./Oranews.tv/