Viti i Ri në Kosovë, spektakli i fishekzjarreve në Prishtinë

Qindra qytetarë kosovarë u mblodhën në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë për të pritur së bashku ardhjen e Vitit të Ri 2016.Gjatë mbrëmjes pati një sërë aktivitetesh, përfshirë një koncert live.Gjatë festimeve ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje që qytetarët kosovarë t'i falin sa më shumë dashuri njerëzve të afërt.Nën tingujt e muzikës dhe magjisë së fishekzjarreve, qytetarët kosovarë kaluan një mbrëmje të këndshme pranë njerëzve të tyre më të afërt. Në Kosovë fëmija i parë i vitit ishte një djalë./Oranews.tv/