Të shtëna me armë zjarri në Tel Aviv, 2 persona kanë humbur jetën

2 persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një lokal në Tel Aviv, thotë policia e Izraelit.Ende nuk dihen arsyet që kanë provokuar ngjarjen e cila pason një valë sulmesh palestinezëve kundër izraelitëve gjatë muajve të fundit.Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për sulmin.Kryetari i Tel Aviv, Ron Huldai, u tha gazetarëve se "ky duket të jetë një sulm terrorist i motivuar nga nacionalizmi".Një dëshmitar i tha TV izraelit se vrasësi ishte i ri dhe kishte një pushkë sulmi.Që nga 23 dhjetori, të paktën 21 izraelitë janë vrarë në dhunën e kohëve të fundit, shumica e tyre me sulme me thikë, por edhe me armë zjarri nga palestinezët.Ndërkohë në radhët e palestinezëve numërohen 131 viktima. Policia izraelitë thotë se më shumë se gjysma e tyre mendohet të jenë autorë të sulmeve të ndryshme, ndërsa të tjerë janë vrarë në përleshje me forcat izraelite.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të  përcaktuar nëse sulmi ishte një krimi zakonshëm apo sulm terrorist.2FB964EE00000578-3381179-image-a-55_1451659826475 2FB968F800000578-3381179-image-a-58_1451659865444 2FB93EC300000578-3381179-image-a-66_1451660058825 2FB94B0600000578-3381179-image-m-56_1451659851437 2FB9692000000578-3381179-image-a-64_1451659985098 2FB9614300000578-3381179-image-a-62_1451659969918 2FB9540100000578-3381179-image-a-70_1451660086529 2FB955C500000578-3381179-According_to_eyewitness_reports_on_Twitter_the_shooter_smiled_be-a-69_1451660081477 2FB9691100000578-3381179-image-a-59_1451659938910