Një ditë pas festës, Tirana zgjohet me rrugët thuajse bosh

Pas festimeve dhe fishekzjarreve Tirana në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit 2016 është zgjuar e qetë.Shqiptarët kanë preferuar të shijojnë qetësinë që ofron kryeqyteti i cili edhe pse u zgjua nën rrezet e diellit temperaturat kanë qënë të ulëta.Në ditët në vijim pritet që temperaturat të qëndrojnë në të njëjtat vlera.Shumë qytetarë nuk kanë lënë mënjanë traditën e vizitave tek familjarët e tyre.Në nisje të vitit 2016 qytetarët shprehin dëshirën për më shumë mirqënie.Të vetmit që i janë rikthyer punës janë punonjësit e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës të cilët që prej orëve të para të mëngjesit janë kujdesur që Tirana të jetë e pastër.Për shkak të festimeve deri në orët e para të mëngjesit disa prej lokaleve në kryeqytet kanë qëndruar të mbyllura në ditën e parë të 2016.bulevardi 1 janar/Oranews.tv/