PD në “ngritje”, bilanci i një viti opozitë dhe nismat e reja drejt pushtetit

Partia Demokratike, ndodhet në një moment kulmor politik të saj, në përpjekje për t'iu imponuar qytetarëve si alternativë qeverisëse, përmes zgjedhjeve të parakohshme. Kryetari Lulzim Basha, ka artikuluar vendimin e prerë të opozitës, për zgjedhje të parakoshme, dhe instrument për arritjen e këtij qëllimi janë protestat popullore deri në mosbindje civile. Ora News ka përgatitur një specialeTirane- Partia Demokratike prej vitit 2013 ndodhet në opozitë në përpjekje për tu ngritur në një aksion të ri me qëllimin për ta sjellë në pushtet përmes zgjedhjeve të parakoshme. Por rezultati i zgjedhjeve vendore të qershorit nuk ishte shumë frymëzues për kauzat e saj politike pasi e renditi sërish në opozitë edhe në qeverisjen vendore.Zgjedhjet e qeshorit ishin për administrimin vendorë, Por Kryetari i Partisë Demrokatike Lulzim Basha, kërkoi nga qytetarët votë poltike, si prove se ajo është alternativë qeverisëse.|Pavarësisht toneve te ndezura ne fushatë dhe mesazheve që përcolli, Partia Demokratike arriti që nga 61 bashki të fitoje vetëm 15, por kjo nuk e zbehu enztuazmin e kryetarit Lulzim Basha, qe lexoi fitore edhe në humbje.Zgjedhjet, dëshmuan se forca politike më e madhe në opozitë vazhdon të vuajë nga problemet e organzimit në bazë, dhe për këtë ishte e vetedijshme edhe kupola drejtuese. Por peshën kryesore e humbjes iu faturua mazhorancës.Por ndonëse rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin në nivelet e pritshme, Partia Demokratike u përqëndrua në një betejë akuzash per korrupsion nga ministrat e qeverisë Rama. Aferat e zyrtarëve të lartë, ekonomia në krizë dhe rritja e varfërsisë me ritme të shpejta, sipas kryetarit të Partisë Demokratike janë treguesit kokëfortë se kjo qeveri duhet të largohet.Dhjetori shënoi aksionin më të rëndësishëm të opozitës, organizminin e protestave për largimin e qeverisë. Luzlim Basha,a rtikuloi qartë vendimin politik të opozitës, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.Gjuha e ashpër deri në akuza konkrete për kundërshtarët poltikë e kanë shoqëruar gjuhen politike të Partisë Demokratike në vazhdimësi.Por a është Shqipëria në kushtet kur i nevojitet një qeveri teknike, pasi në historinë politke 25 vjeçare qeveritë teknike jane krijuar në kohë krizash të forta, në vitin '92 dhe në vitin 97 gjatë trazirave sociale.Lulzim Basha: "Ndaj kur kam artikuluar kërkesën për qeveri teknike që ti paraprijë zgjedhjeve të parakohshme sigurisht është një kërkesë e menduar mirë, e shoshitur, e rrafur në debatin e brendshëm të PD dhe nuk vjen as ti tek e PD, as si retorikë politike por si zgjidhje për situatën në të cilën gjendet vendi sot. PD e ka këtë detyrim para qytetarëve shqiptarë, e ka këtë detyrim jo vetëm para militantëve, simpatizantëve, votuesve të saj por edhe para socialistëve sepse ne jemi opozita e vendit"Kjo kërkesë e kryetarit të Partisë Demorkatike, ndan opinion bërësit. Aleksandër Cipa, thotë se kërkesa, për një situatë me dy formula qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshme është mungesë e përqëndrimit politik.Aleksandër Çipa: Në kushtet ku është vendi kjo duket utopike, utopike se mazhoranca që qeveris vendin nuk është në krizë votash, madje po qeveris duke u vetëmburrur për pasjen e një opozite të dobët në skenën politike të vendit. Ajo që unë mendoj se lidhet me realitetin e skenës poltike ka të bëjë me një krizë që buron nga cilësia e qeverisjes dhe niveli i korrupsionit. Unë mendoj që kërkesat e opozitës për qeveri teknike nuk përkon defakto me ndryshimin e situatës. Sa herë ky vend ka pasur qeveri teknike kriza është thelluar. Nuk duhen përsëritur kriza të thella. Preç Zogaj: Kërkesa për qeveri teknike legjitimohet. Është një vendim politik. Ka 3 elementë që mund ta legjetimojnë këtë. Abuzimet me paratë publike, denoncime që nuk janë dëgjuar më parë. Problemi i dytë janë zgjedhjet, qeveria e dogji shansin për tu besuar në të ardhmen. Zgjidhja është qeveria teknike.Kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilëson qeverinë të dështuar e cila sipas tij po zhyt vendin në krizë të thellë, ndërkohë që rritje galopante ka vetëm korrupsioni qeveritarë. Por përball kësaj ai ofron alternativën e Partisë Demokratike, ndonëse është i vetëdijshëm se rritja e bësimit tek qytetarët është një proces i vazhdueshëm.Por sa ka arritur Luzlim Basha të ngjallë besim tek qytetarët shqiptarë. A është i gatshëm ai të qeverisë vendin? Analistët Aleksandër Cipa e Prec Zogaj, sjellin këto argumente.Aleksandër Cipa: Ka nevojë për një strukturim programor dhe strukturor të opozitës. Pasjen e një opozite që të operojë me ide dhe programe të reja. Këtë nuk e ka opozita. Kjo opozitë nuk mund të vijë në pushtet duke pasur vetëm një grup bipolar brenda logos së partisë të cilet nuk kanë vokacion apo autoritet. Opozitës i mungon spektri, lidershipi nuk e përfaqëson spektrin e djathtë. Pa këto nuk mund të dalim nga staniacioni. Preç Zogaj: Ka qyetar në protesta por pjesmarrja e qytetarëve duhet të jetë e lartë në mënyrë që opozita të jetë e efektshme. Unë besoj se Basha opozitarizmin po e bën shumë mirë. Ka fakte konkrete por dhe alternativë. Opozita po loz . I gjithë procesi është lojë.Analisti, Preç Zogaj, njohës i mirë i jetës poltike të Partisë Demokratike dhe bashkethemelues i saj, rolin e Lulzim Bashës si lider te së djathtës e sheh të vështirë. Sipas tij është sfidë që ai të kombinojë trashigiminë me rinovimin.Preç Zogaj: Ka për detyrË tiu tregoj shqiptarËve që e respEkton traditën në parti po nuk është rob i saj. E gjithë poltika është në skenë. Basha është në lojë.Por Lulzim Basha, në kulmin e aksionit poltik si drejtues i demokratëve, është i bindur se alternativa e tij është ajo e duhura për vendin.E për të arritur objektivin politik, Partia Demokratike është e vendosur, të përdorë të gjitha mjetet demokratike përfshirë protesta popullore dhe mosbindjen civile.Lulzim Basha: Unë nuk jam partizan i anarkisë e cila për fat të keq është një fazë, një hallkë e zemërimit e revoltës popullore që e kemi parë në vendet fqinje dhe në vendet europiane. Pikërisht për të shmangur një shpërthim anarkik është vullneti im që të bazohem në përvojat më të çmuara të shoqërive, të individëve të lirë, kulturës perëndimore demokratike, për të kompesuar mungesën e shtetit ligjor, mungesën e transparencës, presionin e jashtëzakonshëm mbi mediat e lira duke i dhënë qytetarëve një mundësi që të konstatojnë dhe të veprojmë brënda suazës ligjore dhe institucionale duke ushtruar dhe të drejtën e tyre për të arrestuar në kuptimin figurative dhe ligjorë të fjalës korrupsionin dhe të korruptuarit. Për format dhe mënyrat mendoj se janari do ta tregojëJanari do të jetë momenti i një fillimi të ri për opozitën , që do shërbejë per tu kthjelluar mbi aksionin e saj e cila ka dy kauza te forta qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.basha pd/Oranews.tv/