Viti i Ri 2016, festimet në Shkodër, Lezhë, Berat, Korçë, Elbasan e Fier
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, bashkimet e akrepave qe lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri, u pritën nga një pjesë e qytetarëve në sheshin kryesor "Nënë Tereza". Hedhja tradicionale e Fishekzjarreve nga Bashkia, por jo vetëm, dhe urimet, ishin kryefjalë e festimeve.Me pas qytetarët e shumtë festuan në lokalet e nates, deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit Edhe në Lezhë, momenti i ndërrimit të viteve, i mblodhi qytetarët në qëndër të qytetit.Atmosfera u monitorua nga policia dhe kaloi pa incidente.Ndërrimi i viteve nga fierakët është pritur ndryshe nga një vit më parë. Qytetarët pas hedhjes së fishekzjarreve në sheshin qëndror, iu drejtuan lokaleve ku festuan me të afërmit ditën e parë të vitit.Në Berat qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit, ku pritën ndërrimin e viteve me një spektakël fishekzjarreshNë Korçë, qytetarët u mblodhën pranë katedrales për të shijuar spektaklin e ofruar nga bashkia e qytetit, shoqëruar me fishekzjarre momentin e ndërrimit të viteve.Qindra vizitorë që kishin zgjedhur Korçën për këtë fundvit, iu bashkuan festës.Spektakli i fishekzjarreve shoqëroi dhe qytetin e Elbasanit.Në Lushnje dhe Fushë Krujë, atmosfera ka qenë disi më e vakët, pasi shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur të festojnë në shtëpi, ndërkohë që të rinjtë kanë zgjedhur të argëtohen nëpër lokale dhe klube nate, deri në orët e para të mëngjesit./Oranews.tv/