Kur politika pranon “krimin”, maratona e debateve deri në dekriminalizim

Pas shumë muajsh diskutime, debate të forta deri në përplasje fizike, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për paketën e plotë kushtetuese që i hap rrugë pastrimit të parlamentit dhe institucioneve shtetërore nga kriminelët.Mbërritën me vështirësi të mëdha deri në konsensus falë presionit të ndërkombëtareve të cilët e negociuan që në krye të herës këtë proces.Partia Demokratike, iniciuese e kësaj kauze, e përshendeti këtë moment duke e cilësuar si fitore të saj. Por Luzlim Basha, nuk fshehu dyshimin për mungesë vullneti për impelmentimin e këtij ligji, në kampin tjetër politik.Por ndonëse ligjin e mbështetën, mazhoranca këtë proces e cilësoi të keqpërdorur.Kryeministri Edi Rama, dikur ligjin e cilësonte shpikje shqiptare dhe propozimet e PD qesharake, por sot ai e perdor si moment të vërtetës. Janari sipas tij do të dëshmojë se në cilin kah politik gjejnë mbështetje kriminelët.Por sa i nevojshëm ishte ky ligj? Si do implementohet, dhe a e zgjidh problemin në institucionet shqiptare?! Poltika dhe opinion bërësit janë të ndarë në arsyetimDeputeti Demokrat Oerd Bylykbashi, i cili themeloi këtë ligj nën modelin Italian "Severino" është shpresë plotë. Ai thotë se aktet nën ligjore që parlamenti po i përgatit, pastrimin e institucioneve nga persona me të shkuar problematike nuk e lënë më në vullnet të politikës.Por si u arrit deri në këtë pikë që kuvendi, tempulli i demokracisë, aula ku duhej të mblidheshin intelektualët dhe vizionarët që vendosin për fatet e një vendi, u kthye në një arenë përplasjesh të personave që në jetëshkrimine tyre gdhenden krime nga më të ndryshme?Përtej retorikës poltike, opinion bërësit dhe njohësit e aktivitetit poltik në vend, përgjegjësinë kryesore e hedhin mbi kryetarët e partive, pa i shmangur kritikat dhe për shoqërinë që sipas tyre nuk e peshon rëndësinë e votës.Arjan Vasjari: Mbi të gjitha është produkt i vullnetit të politikës. Të mos harrojmë që kandidatët janë përzgjedhje e qartë politike. Nga ana tjetër nuk ka pse të mos jemi kritikë me popullin. Sepse kjo është një klishe që duhet të tejkalojmë. Ka shoqëri që janë gabuar madje shumë më rëndë se ne. Në nivel lokal shoqëritë I njohin individët, profilin, madje dhe kurrikulën e tyre kriminale. Por këta lloj subjektesh kanë një favor. Janë individë që poseidojnë sasi të madhe parash. Dhe e kanë më të lehtë të korruptojnë shoqërinë, pasi operojnë në një shoqëri të varfër. Por përgjegjësinë kryesore ia vë politikës.Ilir Kulla: Parlamenti është i dobët politikisht dhe nuk është përfaqësues. Kjo ka ndodhur pasi kryetarët nuk kanë synuar të zgjedhin përfaqësues politikë por persona që janë të garantuar të ngrenë e të ulin kartonin. Ky është problemi, dhe pas kësaj ka lindur problem i dekriminalizimit. Problemi real është që në parlament nuk bëhet më politikë. Kjo ka sjellë dhe pasojat e këtij procesi që ne e quajmë dekriminalizimPor sa do arrije që kjo situatë e krijuar të rregullohet me ligj. Në Janar do të kemi shenjat e para se institucionet dhe parlment nuk do të jenë më streh për "kriminel"?Ilir Kulla: Ligji në vetevete ishte i panevojshëm sepse nuk zgjidh arsyet pse është arritur deri tek kriminalizimi. Kriminializmin e Parlamentit është bërë i mundur për shkak të mbylljes që kanë pasur partitë politike, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë parti pork lube të mbyllura, ku kryetarët e partive janë ata që zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetar komune apo kryetar bashkie .Nga kjo pikëpamje mendoj se Shqipëria nuk kishte nevoj për një ligj të veçantë për dekriminalizimin por kishte nevojë për vullnet politik për demokratizimin e partive politikeArjan Vasjari: Bëhet fjalë për një ligj jo që dekriminalizon institucionet, jo politikën. Ligj ishte i nevojshëm dhe kështu siç është është i mirëNiveli i dobët i Parlamentit dhe dominimi i njerëzeve të "fortë" fizikisht por jo intelektualisht, u pranua nën zë nga vetë poltika. Shoqëria civile ka qënë e hapur në kritika, ndërsa politika e ka përdorur për luftë të brendshme. Përfaqësuesit e opozitës,në vazhdimsi akuzuan kundërshtarët poltik, ndërsa mazhoranca vetëm mbrohej herë herë duke rezervuar ndonjë akuzë dhe për eksponent të partisë demokratike. I vetmi që problemin e ka parë në themel, pa i ndarë kriminelet në të majtë apo të djathtë ishte deputeti socialist Ben Blushi.Në muajn janarë ky ligj i shum debatuar do të veprojë me fuqi të plotë. Mbetet për të parë në qoftë se opozita kishte të drejtë kur fliste për 19 deputet dhe shumë kryebashkiakë me rekorde kriminale. Apo do të ndodh si pothuajse gjithmonë, problemi ekziston deri në momentin kur miratohet ligji, dhe më pas gjithçka vijon e qetë në shtratin e saj.Diçka është e sigurt parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e ardhshme, do të jetë më përfaqësues dhe më cilësore, pasi siç thotë Analsiti Arjan Vasjari, parlamenti aktual ka prekur kuotat më të ulta në histori.Arjan Vasjari: Ky parlament ka prekur kuotat më të paimagjinueshme. Në këtë pikëpamje them edhe sikur të mos e kishim bërë këtë ligj nuk kishte gjasa ta kishim një parlament më të keq.dekriminalizimi/Oranews.tv/