Alarm për sulm terrorist, evakuohen dy stacione treni në Mynih
Policia e gjermane evakuoi menjëherë dy stacione treni në Mynih, pas një alarmi për një sulm të mundshëm terrorist të ardhur nga agjensintë e inteligjencës, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.Autoritetet dyshonin se shtatë kamikaze të Shtetit Islamik do të hidhnin veten në erë pranë këtyre stacioneve.Pas evakuimit të pasagjerëve, në zonë mbërriten menjëherë forca të shumta policore dhe ushtarake, të cilat qëndruan vigjilente për të parandaluar cdo sulm të mundshëm. Megjithatë, fatmirësisht mbrëmja e ndërrimit të viteve u mbyll pa asnjë incident.Policia njoftoi në mëngjesit e datës 1 janar se stacionet ishin rihapur.Për mediat u prononcua edhe ministri i brendshëm i bavarisë, Joachim Herrman, i cili tha se ndihej i lumtur që mbrëmja kaloi pa incidente. Ai shtoi se shpresonte që situate të mbetet e tillë.Autoritetet komunikuan se alarmi kishte ardhur nga një agjensi inteligjente, por pa dhënë detaje. Mediat vendase raportuan se paralajmërimi u dha nga agjentët francezë./Oranews.tv/