Tre aksidente rrugore ditën e parë të 2016, Dy të rinj vdesin, 4 plagosen

Aksidentet rrugore i marrin jetën dy të rinjve ditën e parë të Vitit të Ri, 2016 ndërsa 4 të tjerë u plagosën.Në Pogradec makina  doli nga rruga dhe ra në liqen duke shkaktuar vdekjen e 18 vjeçarit Rudolf Javxhiu. Ndërsa në Fier 17 vjeçari E.H humbi jetën pasi duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge dhe ka gjetur vdekjen. Në Shkodër janë plagosur 4 të rinj.Aksidenti në Pogradec- Një 18 vjeçar humbi jetën në rrugën nacionale Pogradec- Qafë Thanë, pranë fshatit Memelisht, pak orë pas ndërrimit të viteve.Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 1 janarit 2016.Viktima është Rudolf Javxhiu, rreth 18 vjeç, banues në Pogradec. I riu drejtonte automjetin tip, "Mercedes-Benz" me targa PG4693B, kur ka dalë nga rruga e për pasojë, humbi jetën.Grupi hetimor po punon,për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.Aksidenti në Fier - Më datë 01.01.2016 ora 01:20 në aksin rrugor Lushnje-Berat në vendin e quajtur Fier-Shegan. shtetasi E.H, 17 vjeç, banues në "Fier Shegan" Lushnje, duke drejtuar mjetin motorr tip "KINRON" 125 cc ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për vepren penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.Aksidenti në Shkoder- Me datë 01.01.2016, ora 01.40 në aksin rrugor Velipoje -Shkodër, tek kryqezimi Dajçit ka devijuar duke rënë ne kanal automjeti tip Benz me targa AA720 BF, jane dëmtuar 4 shtetas përkatësisht:-A. P. 34 vjeç,-R. R. 18 vjeç,-E. T. 22 vjeçTë cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal ShkodërNdërsa shtetasi:-A. T. 21 vjeç është ne gjendje te rëndë.Në vend ngjarje grupi hetimor.aksidenti__ makina e aksidentuar aksidenti aksident/Oranews.tv/