Robert Redford nuk ka vdekur
Robert Redford është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Lajmi për vdekjen e aktorit hollivudian është përgënjeshtruar nga publicistja e tij, e cila ka deklaruar se raportimet për vdekjen e aktorit 79 vjeçar janë thjesht një mashtrim i ndonjë të sëmuri. Lajmi për vdekjen e aktorit u publikua nga televizioni britanik Sky News, që raportoi se Redford kishte rënë nga një makinë golfi në plazhin e Santa Monica-s, në Kaliforni. Lajmi i rremë pushtoi menjëherë mediat botërore, ku kryefjalë e 31 dhjetorit të vitit 2015 ishte vdekja e personalitetit të famshëm të kinematografisë. Publicistja i Redford, Cindi Berger tha se ajo ka patur komunikim të vazhdueshëm me të dhe se ai gëzon shëndet të mirë dhe po feston vitin e ri në shtëpi me familjen e tij. Brenda 15 minuta, mbarë bota u lajmërua për vdekjen e aktorit 79 vjecar, ku mijëra vetë shprehën menjëherë në rrjetet sociale dhimbjen për këtë humbje të kinematografisë botërore, duke e cilësuar redford një ikonë dhe një yll të vërtet të ekranit, filmit dhe teatrit. Vetë Robert Redford nuk ka bërë asnjë koment për këtë lajm, as në Twitter apo Instagram./Oranews.tv/