Ora News uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri
Viti i Ri 2016 ka ardhur mes tingujve të muzikës dhe një spektakli fishekzajrresh në kryeqytet. Ndryshe nga vitet e tjera numërimi i sekondave të fundit në ndërrimin e viteve është bërë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ora News nëpërmjet një spektakli fishekzjarresh ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë.Tiranë- Vitit i Ri 2016 ka trokitur mes tingujve të muzikës, dhe të një spektakli fishekzjarresh dhe thirrjve nga Kryetari i Bashkisë për sa më shumë solidaritet për njerëzit në nevojë.Erion Veliaj: "Gjërat bëhen më bukur kur bëhen bashkë, dhe Vitin e Rie presim bashkë. Uroj që gjithë ky vit të jetë vit i fishekzjarreve, ku të gjithë të gëzojmë e të ecim para. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që në këtë fundvit përkrahën nismën e bashkisë për të qenë solidar për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Tirana është sot qyteti më solidar i Shqipërisë dhe ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen që i keni dhënë bashkisë në këto 5 muajt e fundit. Ndonjëherë na duhet të marrim vendime jo të lehtë por kur i bëjmë për të mirën e përbashkët besoj se ka rezultat.Qindra qytetarët ishin pjesë e atmosferës festive në Kryeqytetin e Shqipërisë. Epiqendra e festive ishte Sheshi Nënë Tereza por kur akrepat shënuan 00:00, i gjithë kryeqyteti u ndriçua nga fishekzjarret.Edhe pse temperaturat shënuan 0 gradë dhe pas mesnate , qytetarët i sfiduan duke preferuar të shëtisin për të parë Tiranën e një viti të sapo nisur.Pema ishte sfondi më i dashur për realizimin e fotografive që shuajnë kujtimet e para të 2016.Ndërkohë përmes transmetimeve direkte RTV Ora News solli Tiranën e cila dukej e tëra e ndezur nga fishekzjarret.E kthyer tashmë në një traditë, Ora News shtoi atmosferën festive natën e ndërrimit të viteve duke dhuruar një spektakël fishekzjarresh për të përcjell urimet më të përzemërta për një vit të begatë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.Pas festës familjare të rinjtë mbushën lokalet e natës të Tiranës. [caption id="attachment_647630" align="alignnone" width="640"]
Spektakli i fishekzjarreve ne Ora News[/caption][caption id="attachment_647629" align="alignnone" width="640"]
Spektakli i fishekzjarreve ne Ora News[/caption][caption id="attachment_647628" align="alignnone" width="640"]
Spektakli i fishekzjarreve ne Ora News[/caption] 
/Oranews.tv/