Kosova destinacion i mundshëm për Papa Françeskun në vitin 2016

Papa Françesku pritet të vizitojë Kosovën në vitin 2016.  Lajmi është bërë i ditur nga agjencia franceze e lajmeve AFP.Njerëz të brendshëm të Vatikanit thonë se Papa do të përballet me një 2016 të fortë. Vizitat e tij fizike nëpër botë do të jenë shumta jo vetëm për të bërë thirrje për paqe por edhe për të vazhduar betejat politike mbi përpjekjen e tij për modernizimin e Kishës.Tashmë, Papa Françesku, 79 vjeç, ka planifikuar një nga udhëtimet e tij kryesore në Meksikë, në muajin shkurt dhe në Poloni në muajin korrik.Gjithashtu vizitat në Kosovë dhe Armeni (për të shënuar 100 vjetorin e vrasjeve masive të Luftës së Parë) priten t’i shtohen axhendës së tij, ndërkohë që Franca dhe vendi i tij i amtar, Argjentina, shihen si destinacione të mundshme për 12 muajt e ardhshëm.“Reformat mbi burokracinë e Vatikanit, do të përparojme me vendosmëri dhe qartësi për t’u zgjidhur,” tha Papa në një mesazh  fundviti për besimtarët.Në krye të axhendës së Papës për vitin 2016 janë krijimi i dy ministrive brenda Vatikanit, njëra përgjegjëse për laikët, familjen dhe jetën, ndërsa tjetra për Drejtësinë, Paqen dhe Migracionin.