Rritet çmimi, Këshilli Bashkiak vendos 40 lekë biletën dhe 1600 abonenë
Nga 1 Janari qytetarët e Tiranës që përdorin transportin publik do të paguajnë 40 lekë për një biletë. Këshilli bashkiak miratoi indeksimin e cimimit të biletës në bazë të inflacionit duke e rritur atë me 10 lekë nga çmimi aktual.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe pse u zotua se nuk do të negocione për rritje të çmimit të biletës, ndryshoi qëndrim në këtë mbledhje me argument se kanë dështuar të gjitha negociata me shoqëritë e transporti qytetas dhe se situtata është emergjente pas ultimatumit që dhanë operatorët se do të paralizojnë shërbimin nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.Veliaj: O marrim zgjidhje të njerëzve seriozë dhe marrim vendime që zhbllokojnë këtë situatë dhe nuk i lëmë alibi bllokimit të transportit publik, ose të sillemi si populistë dhe mundohemi të fitojmë një betejë të ditës dhe të humbasin 1 mln veta në datën 1 janar.Ky vendim u sulmua ashpër nga opozita në Këshill Bashkiak. Anëtarët demokratë e patën paralajmëruar vazhdimisht në mbledhje se bashkia do të vendose për rritje të cmimit të biletës.Pas mesnate, mes debateve dhe akuzave të ashpra mes mazhoancës dhe opozitës, kryetari i Këshillit Aldrin Dalipi mbledh komisionin e ekonomisë dhe financave për të shqyrtuar paketën e plotë për indeksimin e çmimit të këtij shërbimit.Mbledhja e komisionit zgjati rreth 20 minuta por me rinisjen e diskutimeve në Këshill, demokratët kundërshtuan njëzëri këtë vendim.Olli: Vendosni që në fundin e këtij viti dhe si dhuratë përfundimtare në një grabitje të pastër në gjykimin tim personal një afërë e pistë në kurriz të qytetarëve. Grabitje, në emër të bizneseve.Kraja: Ti japim 5 ditë kohë edhe negociatave dhe ato nuk mund ta kërcënojnë këtë gjë dhe ta cojnë deri në fund. Të mandatohet një grup nga këshilli bashkiak. Hilja politike është se kryetari i bashkisë do ti thotë nesër qytetarëve që e rriti këshilli jo bashkia.Opozita braktisë mbledhjen e Këshillit Bashkiak ndërsa mazhoranca me 38 vota pro miratoi indeksimin e cmimit.Edhe cmimi i abonese gjithashtu do të rritet deri në 1600 lekë por ky vendim do të hyjnë në fuqi në shkurt të këtij viti.
/Oranews.tv/