Rama me nxënësit e dalluar: Jeni shembull që pushtetarët duhet të ndjekin
Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama priti nxënësit e dalluar të sistemit parauniversitar të cilët i cilësoi si shembull të rrugës drejt dritës në mes të errësirës.Edi Rama: Ju provoni me 10-tat tuaja dhe me faktin se jeni më të shkëlqyerit se është jo vetëm e mundur, por është edhe rruga më e sigurt drejt dritës, që në vend që të mallkosh errësirën dhe t’i dorëzohesh dëshpërimit që shkakton errësiraPara nxënësve kryeministri foli hapur, duke deklaruar se do të donte të ishte i shkëlqyer si ata.Edi Rama: Do të doja shumë që t’i merrja të gjitha 10-ta për çdo gjë që bëj, por nuk i marr.Dhe për të treguar se nuk është i shkëlqyer, kryeministri tregoi një lapus me shpërblimet që sipas tij për pak e çoi në urgjencë ministrin e Financave.Edi Rama: 50 mijë lekshii që ju merrni, i vjetër se kam bërë një lapsus ditën e parë gati sa nuk përfundoi në urgjencë ministri i Financave.Mes nxënësve të dalluar, kreu i qeverisë tha se kishte gjetur edhe zëvendësuesen e ministres së Arsimit Lindita Nikolla.Edi Rama: Edhe me kaq sa kemi mësuar deri tani me siguri mund të japësh mend në parlament sot.Në fjalimin relativisht të gjatë, kreu i qeverisë foli për reformat e ndërmarra në sektorin e arsimit dhe kishte një porosi.Edi Rama: 2016 të jetë një vit që ju ti jepni sa më shumë gëzime prindërve tuaj.
/Oranews.tv/