Rusi, miratohet projektligji i “tradhëtisë së lartë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 11:26
Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus ka miratuar një projektligj të diskutueshëm, i cili e zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë së lartë”.Këshilli Federal e miratoi sot këtë projektligj me 138 vota pro, asnjë kundër, dhe tani vetëm pritet nënshkrimi i tij për tu bërë ligj.Projektligji zgjeron numrin e aktiviteteve që konsiderohen tradhëti e lartë, përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, që shihet si veprim kundër sigurisë së Rusisë.Projektligji është kritikuar ashpër nga zyrtarët perëndimorë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.