Stuhia Sandy dëmton bujqësinë në Haiti
Stuhia Sandy e cila prej ditësh ka prekur rëndë Kanadanë dhe SHBA-në ka dëmtuar edhe bujqësinë në Haiti.Drejtoresha e Programit Botëror për Ushqim në Haiti, Myrta Kaulard, ka folur për njoftuar për pasojat nga stuhia Sandy në kulturat bujqësore të këtij vendi.“Stuhia është goditja e dytë më e rëndë që ka goditur bujqësinë e Haitit. Goditja e parë ishte nga uragani Isak dhe më herët se ajo stuhi, ka pasur thatësirë. Në vitin 2011 gjithashtu ka pasur thatësira. Kështu që popullsia rurale është duke u përballur me situata shumë të vështira, për shkak se i kanë humbur të gjitha prodhimet e tyre”, ka thënë Kaulard për agjencinë e lajmeve Reauters.Sipas saj, pothuajse të gjitha llojet e prodhimtarisë janë ndikuar nga stuhia Sandy. Ajo tha se kjo stuhi goditi edhe atë pjesë që ishte ende e paprekur dhe në të cilën fermerët mund të mbështeteshin për një nivel normal të bujqësisë.