Putin anulon seancën e përvitshme “Pyetje dhe Përgjigje”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka lajmëruar se nuk do të mbajë seancën vjetore “Pyetje dhe Përgjigje” me publikun rus.Gazeta ditore ruse, “Kommersant” citon sekretarin për mediat të presidentit, Dimitry Peskov i cili ka theksuar se  “linja direkte” me publikun rus nuk do të mbahet në vitin 2012.Në vend të kësaj, presidenti rus pritet të mbajë një konferencë të madhe për shtyp në fund të muajit nëntor.Putin i ka mbajtur seancat vjetore “Pyetje dhe Përgjigje”, të cilat transmetohen drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror, që nga viti 2001, që ishte edhe viti i tij i parë si president.Përmes këtyre seancave, ai përgjigjet në pyetjet e qytetarëve të zakonshëm nga mbarë Rusia, përmes telefonatave, letrave dhe lidhjeve transmetuese.Nuk është dhënë asnjë arsye për këtë anulim, i cili vjen mes rritjes së kritikave të opozitës për qeverisjen e tij.