Protestat në Libi shtyjnë votimin e qeverisë

Hyrja e protestuesve në Asamblenë Kombëtare në Libi, kanë penguar votimin e qeverisë së re.Incidenti i djeshëm ka ndikuar në shtyrjen e votimit në Kongresin e Përgjithshëm Kombëtar për votimin e kolaicionit të kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri i ri i vendit, Ali Zeidan.Protestuesit të cilët ndërprenë seancën raportohet të kenë qenë civilë dhe ish-rebelë, të cilët kishin luftuar kundër regjimit të diktatorit Muamer Gadafit.Ata thonin se kanë një numër problemesh me disa prej ministrave të emëruar, në mesin e të cilëve ka individë nga partitë liberale dhe islamike, nga rajone të ndryshme të Libisë.Qeveria e re merr përsipër detyrat për ta stabilizuar Libinë, e cila ende është e ndarë mes milicive rivale dhe rajoneve të tjera, më shumë se një vit pas rënies së Gadafit.