Vdes truproja e Bin Laden pas një sëmundjeje të gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2015, 10:28
Ish-truproja e Bin Ladenit, Nasser al-Bahri, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritet e Jemenit.Sipas infomracioneve, Bahri, i cili mendohet të jetë rreth të dyzetave, është ndarë nga jeta të shtunën në një spital në qytetin Mukalla.I njohur ndryshe edhe si Abu Jandal, Bahri u kthye në 2008 në Jemen pasi u lirua nga burgu i Guantanamos.Ai ka qenë i përfshirë në sulmet e militantëve islamikë në Bosnje, Somali e Afganistan gjatë viteve '90, por më vonë ai hoqi dorë nga organizata terroriste e Al Kaedas. Bosi i tij Osama Bin Laden u vra në maj të 2011 nga forcat speciale amerikane në Pakistan.