Artisti lezhjan ekspozitë me gur zalli nga lumenjtë e Shqipërisë
Gurët e zallit të marrë nëpër lumenjtë e Shqipërisë janë punuar me mjeshtëri nga artisti lezhjan, Remzi Gerbeti.Punimet artistike të ekspozuara në Galerinë e Artëve në Lezhë, e para e këtij llojit në vendin tonë, janë gërshetim mes traditës, kulturës dhe historisë.Artisti thotë se në të janë pasqyruar lumenjtë ku gurët janë marrë.Remzi Gerbeti: Do të shkojmë tek tradita se ne shqiptarët e kemi pasur traditë gurin. Do të filloj nga Valbona që është guri i bardhë, lumi Drin, Mati kanë këto ngjyra. Është jeshilja, është e kuqja, bezha.Remzi Gerbeti synon të sjellë natyrën shqiptare në çdo shtëpi bashkë me veçantinë e lumenjve.Remzi Gerbeti: Duhet të jesh i vëmendshëm në vendosjen e gurit që në momentin e parë dhe duke pasur parasysh që guri i lumit është një gur që ka karakteristika të veçanta. Sepse ka natyrën në radhë të parë, ngjyrat. Të gjitha ngjyrat mund ti gjesh në lumenj.Në ekspozitën e parë të këtij lloji, Remzi Gerbeti, ka paraqitur 50 punime që kanë kuriozuar një publik të gjerë në Lezhë.