Libri i presidentit kinez prezantohet në shqip, Yu: I shërben bashkëpunimit kulturor

Në përkthimin e parë në një gjuhë të huaj, libri i Presidentit kinez, Xi Jinping "Urtësia Shekullore dhe Qeverisja", është prezantuar në shqip. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në Tiranë, Ambasadorja e Republikës së Kinez dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e vunë theksin tek forcimi i bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.Libri i Presidentit kinez, Xi Jinping "Urtësia Shekullore dhe Qeverisja", është prezantuar në Tiranë në gjuhën shqipe duke shënuar kështu botimin e parë në një gjuhë të huaj.Botimi ku lexuesi gjen jo vetëm konceptin e qeverisjes së liderit kinez, por edhe rrënjët e mendimit të madh kinez erdhi në shqip falë bashkëpunimit të dy shtëpive botuese, ndërsa prezantimi i tij bëri bashkë përfaqësues të dy shteteve në fusha të ndryshme.Në fjalën e rastit Ambasadorja, Jiang Yu, e vuri theksin tek marrëdhëniet mes dy vendeve për përkthimin e veprave klasike duke e vlerësuar si nismë që forcon bashkëpunimin kulturor.Jiang Yu: Në muajin prill, Kina dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen e përkthimit të veprave letrare. Sipas kësaj marrëveshje brenda 5 viteve të ardhshme do të përkthehen 50 vepra të njohura në gjuhën kineze dhe shqipe. Shpresoj që qarqet e botimit të Kinës dhe Shqipërisë të shfrytëzojnë këtë shans bashkëpunimi.E pranishme në ceremoni, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zbuloi se mes dy vendeve do të nënshkruhet një marrëveshje e re për një kalendar të përbashkët aktivitetesh kulturore.Mirela Kumbaro: Brenda pranverës së ardhshshme kjo marrëveshje do të nënshkruhet dhe synojmë që të fillojmë menjëherë me një kalendar të përbashkët 2016-2018, ku do të gjejmë mbështetje dhe iniciativa siç janë inisiativat kulturore të Shoqatës Kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës.Edhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë shprehu domosdoshmërinë e mbajtjes gjallë të frymës së miqësisë tradicionale mes dy vendeve.