Festat e Fundvitit, Rajoni i Korçës, gjithnjë e më tërheqës për turistët
Qarku i Korçës, është shndërruar në destinacionin kryesor të vizitorëve këtë periudhë të vitit. të shumtë janë pushuesit që kanë prenotuar nëpër bujtinat apo hotelet e rajonit juglindor, për të kaluar aty krishtlindjen apo ndërrimin e viteve.Rajoni juglindor i Korçës është ndër destinacionet e preferuara për pushuesit vendas e të huaj, sidomos për festat e fundvitit.Kushtet klimetarike dhe shërbimi i ofruar nga bujtinat dhe hotelet, besnike të traditave, kanë tërhequr çdo vit e më shumë vizitorë.Me kapacitet akomodues prej 5 mijë vendesh, këtë periudhë të vitit, prenotimet kanë përfunduar.Pronari i Bujtines Marko Sotiraq Bicolli: “Ka shumë kërkesa dhe prenotimet i kanë bërë që para një muaji.Mendoj që jo vetëm unë por të gjithë në qytetin e Korçës të gjitha bujtinat janë të zëna. Është shumë e vështirë për të rezervuar vende.Mendoj që të gjithë që do vijnë do mbeten shumë të kënaqur.”Duke parë interesin në rritje të vizitorëve, por edhe perspektiven e zhvillimit turistik, vendorët do investojnë në rritjen e kapaciteteve akomoduese, si edhe për përmirësimin e infrastrukturës.Ardit Konomi: “870 kilometra rrugë të cilat janë aktualisht të aksesueshme me biçikletë dhe në pranverë do të jenë gati të pajisura me sinjalistikën e duhur. Jo vetëm rrugët aktualisht të aksesueshme nga mjetet automobilistike por dhe rrugët rurale, ato që konsiderohen shtigje të cilat janë të kalueshme me biçikleta malore. Një resort për ski, pista e së cilës në fazën përfundimtare do i kalojë mbi 50 kilometra, një ofertë turistike që i ka munguar Shqipërisë."Më të preferuara për vizitorët mbeten bujtinat, në Korçë dhe në fshatrat e Voskopojës, Dardhës apo Pustecit /Oranews.tv/