Ekspozita e 12 piktorëve, peisazhe nga trevat shqipfolëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2015, 14:13
Veprat e 12 piktorëve të njohur të peisazhit, janë bashkuar në një ekspozitë të përbashkët në galerinë Edwart Lear, në qytetin e Beratit.Agron Dine, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Qamil Prizreni, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili e Xheneta Kadillari, sollën me anë të kësaj ekspozite vepra të frymëzuara nga bukuritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por jo vetëm.Plot 35 vepra që kanë shëtitur brenda dhe jashtë vendit, do të prezantohet për 7 ditë me radhë për publikun e qytetit të Beratit.