"Sex, përrallë dhe celular" filmi më i ri shqiptar premierë në të gjitha kinematë

"Sex, përrallë dhe celular" është filmi më i ri shqiptar, premiera e të cilit vjen në të gjitha kinematë dhe që trajton tematika aktuale të shoqërisë tonë.Filmi vjen me regji të Erion Bubullimës dhe bashkëskenarist Erion Kame, Genc Përmeti dhe Thomas Logoreci, ndërsa muzika mban firmën e kompozitorit Genti Lako. Personazhi kryesor Kujtimi, interpretohet nga aktori Genci FugaGenc Përmeti: “Ky projekt filloi me mbështetjen e Digitalb-it dhe më pas arritëm që të ndërtonim një buxhet i cili na dha mundësinë të realizonim këtë film. Skenari është bazuar në “harroje dashurinë” të Erjon Kames. Janë disa komponentë të cilët e bëjnë filmin. Të madhin Genti Lako që për mua është një surprizë jashtë të gjitha parashikimeve”.“Sex, përrallë dhe celular" është i bazuar tek komedia "Harroje dashurinë" e Erion Kames. Filmi trajton krizën në çift por edhe një sërë problematikash të shoqërisë shqipatre si lakmia apo xhelozia."Digitalb" është mbështetësi kryesor i filmit "Sex, përrallë & celular", i cili përvec Tiranës do të rrugëtojë edhe në Shkodër. Filmi gjithashtu do të shfaqet edhe në Kosovë.