"Stina e Hijeve" e Viron Gracit merr Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2014
Mbrëmjën e së shtunës, 12 dhjetor ministria e Kulturës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së cmimeve së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2014Juria e përbërë nga Dhurata Shehri,Parid Teferiçi, Arta Marku, Edmond Çali dhe Jeton Neziraj, ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve në mes të 1300 titujve, si nga letërsia artistike ashtu dhe nga letërsia artistike e përkthyer, të botuara gjatë vitit 2014.Cmimi kombëtar për letërsinë me motivacionin për veprën më të mirë letrare për vitin 2014 shkoi për Viron Gracin me romanin "Stina e Hijeve".E pranishme në ceremoni ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi autorët dhe botuesit dhe punën e vështirë më të cilën ata përballen cdo ditë, vakum ky sipas saj I krijuar nga mungesa ekritikës letrare:Ministrja Kumbaro bëri me dije se mbështetja e institucionit që ajo drejton do të vijojë edhe në vitet e ardhshme jo vetëm në panairet brenda vendit pore dhe jashtë tij, kjo falë marrëveshjeve që ministria ka firmosur me shtetet fqinje për promovimin e autorëve shqiptarë./Oranews.tv/