E trasformuar në kockë e lëkurë

Denise Richards duket shumë e dobët këto ditë dhe kjo jo për mungesë ushqimi.Në disa fotografi të reja, ish-bashkëshortja e Charlie Sheen, ju shkakton dhembshuri nga pamja e dobët. Por burime të afërta me yllin kanë thënë se ajo ha ushqim të shëndetshëm dhe bën jetë normale, duke hedhur dyshimin se fotografitë janë të montuara."Këto fotografi e kanë tronditur Denise sepse ajo beson se ato janë manipuluar për ta bërë atë të duket shumë më e dobët se që është në të vërtetë. Denise jeton një jetë të shëndetshme dhe ka një metabolizëm të shpejtë", ka thënë një burim i afërt me të.42 vjeçarja, e cila nuk ka befasuar me të qenit në qendër të vëmendjes për figurën e saj të hollë, kujdeset veçanërisht për vetën e saj për shkak të fëmijëve, sepse ajo e kishte humbur nënën në moshë shumë të re.