Dokumentar për jetën e çmendur

Këngëtarja kontroverse, Ke$ha ka menduar që ta përfshijë jetën e saj në një film sepse mendon se jeta e saj është totalisht e çmendur.26 vjeçarja gjatë kësaj jave do të publikojë dokumentarin e saj, “My Crazy Beautiful Life”."Unë thjeshtë doja të dokumentoja jetën time sepse është aq e çmendur. Doja ta përfshija jetën time në film në mënyrë që kur të plakem do të them: “Jeta ime ishte e çmendur”, ka thënë këngëtarja për “MTV News”.Ky dokumentar pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh jetën e shfrenuar që këngëtarja bënë kohë pas kohe. Ke$ha gjithmonë ka qenë transparente  për sa i përket jetës së saj, duke treguar edhe çmenduritë më të mëdha që ka bërë.