Ylli i “Backstreet Boys”, në "Walk of Fame"

“Backstreet Boys”, janë një grup amerikan i rrymës POP të cilët kanë qenë të nominuar për çmimin “Grammy”. Ata patën 13 hite të cilët mbanin numrin 1 në vitet 1990 dhe 2000. Kanë shitur më se 100 milion kopje albumesh, dhe gjatë periudhës1997-2005 kanë fitur me shitje albumesh 533.1 million $.Grupi i tyre përbëhej nga 5 djem, ata ishin pesë djemtë më të sukseshëm pas viteve 90.Disa nga këngët, me të cilat ky grup ka bërë bujë, kanë qënë I'll Never Break Your Heart 1996 , Everybody (Backstreet's Back) 1997, Show Me the Meaning of Being Lonely 1999 , Incomplete 2005.Ndërsa tani prej disa vitesh ato nuk janë më epiqëndra e të rinjëve, por muzika e tyre mbetet ende pjese e kujtimeve te gjithësecilit.Pikërisht ky grup ditën e djeshme është vlerësuar me  yllin e tyre, me atë yll që çdo artist e dëshiron, me yllin më të famshëm, atë të bulevardit  të famës.Mbrëmjen e djeshme 5 djemtë e grupit muzikor pop të viteve 2000 kanë vendosur duart e tyre në "Walk of Fame”.