Nata gala e "Time 100"
Mbrëmjen e djeshme është organizuar një event në nder të personaliteteve më të njohura dhe më me ndikin në botë.Kësaj nate gala, "Time 100", nuk kishte sesi ti mungonte edhe këngëtarja Christina Aguilera.Ajo është shfaqur me një fustan të zi tepër elegant,duke bërë një paraqitje të denjë për një rast të tillë.Ajo është padyshim një nga njerëzit më me influencë në botë, kjo falë karrierës së saj muzikore.Më pas ajo ka performuar në skenë dhe ka dhuruar një performancë energjike.Por në këtë event kanë qënë të pranishëm shumë personalitete të artit, por një çift që ka rënë shumë në sy për elegancën dhe sharmin e tyre ka qënë çifti Justin Timberlake dhe Jessica Biel.Ata janë shfaqur tepër të kombinuar me njëri tjetrin dhe i janë bashkuar kësaj feste edhe me personalitete të tjerë.