Barbra Streisand, Çmim për karrierën

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Barbra Streisand, është nderuar për karrierën filmike me çmimin “Chaplin”, në ceremoninë e 40-të të organizuar nga Lincoln Center.Mes atyre që e nderuan me praninë e tyre fituesen e dyfishtë të Oskarit, ishin edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, aktorja dhe këngëtarja, Liza Minnelli dhe këngëtari Tony Bennet.Gjatë karrierës, Streisand i ka fituar thuajse të gjitha çmimet prestigjioze - Oskar, Emmy, Grammy e Tony.Ylli i kinematografisë ,e cila sot  mbush 71 vjet, karrierën filmike e filloi në vitin 1968 me filmin "Funny Girl", i cili i solli Oskar për aktoren më të mirë.Së fundmi ajo është shfaqur në filmat komikë "Meet the Fockers" (2004) dhe "Little Fockers" (2010), krahas Ben Stiller, Robert de Niro e Dustin Hoffman.