Lufta mes Rihannës dhe Ciarës

Që nga viti 2011, këngëtaret Rihanna dhe Ciara, janë në luftë mes tyre, duke e përbaltur njëra tjetrën sa herë që kanë mundësi. Dhe tensionet mes tyre ishin shtuar edhe më shumë kur Ciara kishte filluar romancën me reperin Future, i cili më parë i ishte vardisur Rihannas por edhe i kishte kushtuar asaj një këngë.Dhe kjo e kishte zemëruar aq shumë Rihannan, sa vazhdimisht e kishte sulmuar dhe ofenduar në forma të vrazhda. Por as kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është përgjigjur me të njëjtë masë. "Nuk e di se çfarë drogash përdor ajo, por i dëshiroj gjithë të mirat. Më vjen keq për të", ka deklaruar Ciara, duke komentuar grindjen me kolegen e saj. Por Rihanna sërish e ka përqeshur në Twitter, duke e ngacmuar Ciara-n se nuk është një yll i muzikës siç pretendon."Ciara një yll i muzikës? Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk është një yll. Është një asgjë. Dhe do të mbetet një asgjë", është shprehur Rihanna në llogarinë e saj në Twitter. Në vitin 2011 Rihannan e kishte zemëruar deklarata e Ciaras se nuk ka qenë tepër e sjellshme gjatë një takimi. Edhe pse njëherë Rihanna i kishte propozuar armëpushim Ciaras, kjo e fundit e kishte refuzuar, duke thënë se gjërat kanë shkuar tepër thellë që ato të mund të pajtohen."Nuk mundesh të flasësh gjëra të shëmtuara dhe pastaj të mundohesh të pajtohesh. Kjo nuk është në rregull. Unë as që dua t'ia di për Rihannan. Nuk është një tip i imi dhe është larg nivelit tim. Nuk dua asnjë kontakti me të", është shprehur Ciara. Ndërsa tani Rihanna e ka quajtur atë një femër të paarsimuar, kjo për faktin se Ciara e kishte ndërprerë shkollimin që e re. "Nuk mund të bisedosh me një femër të paarsimuar siç është Ciara. Prandaj çdo tentim do të ishte i kotë", ka përfunduar Rihanna.