Ndryshimi për rolin në "Spider Man 2"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 12:27
Jamie Foxx vjen për publikun ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë.Protagonisti i "Django Unchained", pothuajse nuk njihet në sheshxhirimin e filmit "Spider Man 2", i veshur me rroba të thjeshta dhe me paruke që bën të duket sikur i kanë rënë flokët.45-vjeçari interpreton në këtë film inxhinierin Max Dillon, i cili kur goditet nga një rrufe duke punuar në një linjë elektrike, transformohet në personazhin negativ Electro.Në filmin "Spider Man 2", do të interpretojnë gjithashtu, Andrew Garfield dhe Emma Stone.Regjisori i filmit është Mark Webb.