Femra më e bukur në botë në premierën e "Iron Man 3"
Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka mposhtur konkurrencën e Halle Berry dhe Jennifer Lawrence, për t'u shpallur femra më e bukur në botë nga redaktorët e revistës amerikane People.40-vjeçarja ia ka marrë "kurorën" yllit të muzikës pop, Beyonce, e cila u shpall më e bukura e vitit 2012.Paltrow ka thënë se burri i saj, frontmeni i grupit "Coldplay", Chris Martin, bën shaka me të për statusin e ikonës së bukurisë.Pikërisht këtë status ajo e paraqiti më së miri në premierën e flmit "Iron Man 3"40-vjeçarja arriti në tapetin e kuq në Teatrin “El Capitan” në Los Angeles, Kaliforni në një fustan që dukej tepër elegante.Fustani i saj elegant ishte i përbërë nga disa ngjyra, të bardhë, të zezë, jeshile dhe pjesa më interesante që e bënte Gwyneth të dukej tepër provokuese ishte pjesa trasparente nga beli e deri në fund të këmbëve.