Marylin Monroe, Princesha e bukurisë femërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 14:30
Marylin Monroe, është shpallur femra me linja më të bukura të trupit, gati perfekte të gjitha kohërave, duke lënë pas vajza moderne si Kelly Brook, Christina Hendriks dhe Kim Kardashian. Ajo është shpallur princesha e bukurisë femërore.Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së saj, kjo ikonë e Hollivudit ka marrë shumicën e votave, të meshkujve dhe të femrave.Dyzetë për qind e të anketuarve besojnë se trupi i Marylin është më i bukuri në histori.Në anketë kanë marrë pjesë dymijë britanikë, thekson "Globoonline".