Ish-i dashuri, dhunues i sëmurë

Vajza e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone-t, Tamara, e ka quajtur ish-të dashurin e saj Dereck Rouz: "Një qënie njerëzore të neveritshme dhe një dhunues i sëmurë".Dereck, ditë më parë është dënuar me 4 vjet burgim, pasi i ka dërguar letra kërcënuese Tamara-s, duke i kërkuar asaj 200 mijë dollarë, në mënyrë që mos të rrëfej për jetën e tyre intime sa ishin bashkë.Dereck dhe Tamara ishin në lidhje të shkurtër gjatë vitit 2002. Tamara këto ditë po përflitet me të madhe për shpenzimet e mëdha që po bën. "Paratë dhe tërë pasurinë e të atit është duke e harxhuar pa iu dhimbsur fare. Blen gjëra të panevojshme dhe shkon nëpër vende që aspak nuk e tërheqin vetëm që të shpenzojë dhe të tregoj se ka para", tha një burim i afërt me Tamara-n.