Beyonce- Timberlake, në listën e yjeve me më shumë ndikim në botë

Këngëtarja Beyonce dhe JustinTimberlake, kryesojnë listën e të përditshmes “Time”, si njerëzit me ndikim në të gjithë botën për vitin 2013.Regjisori i “The Great Gatsby”, ka thënë se Beyonce, e cila ka kontribuar për kolonën zanore të filmit, ka një "ngrohtësi dhe përulësi" gjë të cilën e ka fituar duke qenë gjithmonë e rrethuar nga familja e saj.Ndërsa Stevie Wonder ka folur për Justin Timberlake i cili gjithashtu është në listë."Fuqia e tij si një yll vjen nga fakti se ai tingëllon gjithmonë si dikush i cili kënaqet duke bërë muzikë dhe ai mund ta interpretojë një këngë duke përcjellë shumë emocione" është shprehur ai.Në këtë listë gjenden edhe emrat e Christina Aguilera, Celine Dion, Frank Ocean, Justin Bieber, Jay-Z etj.