Atentati i Bostonit, lojë elektronike
Një person vrapon në ekranin e një kompjuteri, në sfond janë pallatet e një qyteti amerikan dhe qëllimi i tij është të shmangë bombat që i vendosen përgjatë rrugës.Janë këto ingredientët e “The Boston Marathon: Terror on the Streets”, lojë elektronike që ironizon atentatin terrorist të 15 prillit në Boston.Në kulmin e parodisë bombat përfaqësohen nga tenxhere me presion, por është finalja e lojës që tregon më të keqen.Në rast se goditesh nga bomba shfaqet një person në karrike me rrota, që thotë: “Ta hodhën! Do të kesh më shumë fat vitin tjetër”.
Ndërsa në rast fitoreje në ekran shfaqet vlerësimi i zakonshëm: “Urime! I mbijetove Maratonës së Bostonit”, me një person që nga gishtin nga qielli në shenjë fitoreje.Teksti vijon duke përshkruar terroristët si “idiotë” dhe më pas: “Të gjithë gëzojnë. Bota është e sigurtë dhe ti mund të bësh seks me bashkëshorten e Barack Obama”.
Trajleri i lojës elektronike është hequr menjëherë nga YouTube, por mund të gjendet në faqe të tjera interneti si Vimeo, ndërkohë që pas pak orësh bllokim edhe faqja e autorëve të lojës ka rifilluar të funksionojë, duke mundësuar shkarkimin falas.
Autorë të kësaj loje janë dy anëtarë të Lolokaust, një grup i njohur “të fortësh”, që me fjalët dhe veprimet e tyre pengojnë rrjedhën normale të jetës online.Ata janë të njohur për parodi të tilla, saqë në të kaluarën kanë publikuar lojra si “Pico’s School”, “Ethnic Cleansing” dhe “Kindergarten Kill”, që u referohen masakrave të ndryshme.