Të drejtat e autorit, Ministria e Kulturës dorëzon draftin në qeveri

Ministria e Kulturës ka hartuar një ligj të ri për të drejtat e autorit i cili ka për qëllim t’i japë fund abuzimeve nga ana e agjensive të ndryshme. Projektligji pritet që brenda dhjetorit të kalojë në Komisionet Parlamentare e më pas në kuvend ku pritet dhe miratimi i tij.Ministria e Kulturës ka gati Projektligjin e ri për të drejat e autorit që parashikon ashpërsim të masave administrative ndaj agjensive të cilat deri më sot kanë abuzuar.Edmond Ahmeti: “Do të mbarojë logjika e përfundimit të rënies së lirë të ligjit ku shteti është spektator dhe nuk ka mekanizma për të ndërhyrë. Në ktë ligj kemi parashikuar një dersifikim të masave administrative duke filluar jo vetëm nga subjekti përdorues që përbën shkeljen por edhe nga personat përfaqësues siç mund të jetë administrator apo persona të tjerë. Kjo në funksion të përgjegjësisë."Këshilltari i Ministres së Kulturës, Edmond Ahmeti garanton se projektligji pasqyron edhe propozimet e grupeve të interesit me të cilat është konsultuar drafti .Edmond Ahmeti: “Në nenin e administrimit të detyrueshëm kolektiv në të cilin kemi hasur dhe disa kundërshti ose disa opinione të ndryshme nga grupet e interesit.Kjo vjen në logjikën tonë për një arsye të thjeshtë sepse nuk kuptohet realisht shqetësimi që ata adresojnë. Admninistrimi kolektiv ka të bëjë pikërisht me mbledhjen edhe për agjencitë edhe për anëtarët të cilët nuk i kanë mandatuar ato.”Projektligji i ri për të drejtat e autorit është bazuar në modelin e tre shteteve Rumani, Kroaci dhe Slloveni dhe pritet që brenda këtij sesioni parlamentar ai të miratohet e të hyjë në fuqi. /Oranews.tv/